Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

PD: Rama përdor të dhënat personale nga portali e-Albania për zgjedhjet, do ta çojmë në SPAK

11/04/2021 - 14:09

Partia Demokratike deklaroi sot se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.

Në një dalje për mediat, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se në mënyrë të paprecedentë, në Selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania.

Sipas tij, përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë, theksoi ai PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Përdorimi i të dhënave personale të portalit e-Albania nga Edi Rama dhe PS është shkelje flagrante e privatësisë së qytetarëve.

Në mënyrë të paprecedentë, në Selinë e PS janë vendosur kompjutera dhe servera që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania.

Portali Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë databazë ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.

Ky skandal i paprecendentë cenon rëndë privatësinë e çdo qytetari, që për të marrë shërbime nga shteti përdor portalin e-Albania. Përdorimi i të dhënave personale, numrit të kartës së identitetit, telefonit apo të dhënave të tjera personale nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS është i dënueshëm dhe për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve, PD do ta ndjekë hap pas hapi në rrugë ligjore këtë çështje.

Shqiptarët kanë nevojë të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur dhe sigurisht Rama nuk mund ta bëjë këtë. Për 8 vite ai e shkatërroi vendin dhe javët e fundit, për hir të interesit të tij, nuk kursen as të vjedhë dhe përdorë të dhënat personale të qytetarëve. Në 25 prill, kjo do të ndryshojë, shqiptarët do të kenë një qeverisje që kujdeset për ta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në KQZ dosjen ankimore për shkeljet e pretenduara në 9 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit, me p

Pak ditë pasi kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër, LSI ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në

Partia Demokratike vijon të denoncojë shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike vijon të denoncojë parregullsitë në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një mesazh të fortë shqiptarëve dhe politikës në Ditën e Europës.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Evropës nëpërmjet një video në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes postimive në rrjetet sociale të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadr

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela festojnë sot përvjetorin e tyre të martesës.

Ish-deputeti demokrat, Hailm Kosova, kritikoi ashpër grupin kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të krijuar pas zgjedhjeve