PD: Rama shkoi në Poznan pa projekt për "Autostradën Blu" për shkak të kontratës korruptive

20/07/2019 - 14:00

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha sot gjate nje deklarate per shtyp se kryeministri “Edi Rama refuzoi fondet nga BE për rrugët që të vjedhë me koncesione dhe projektin e PPP-ve “1 miliard euro”. Nga selia e PD-së, Duma tha se Milot-Balldren është pjesë e autostradës ‘Blu’, dhe për këtë të fundit u financuan në samitin e Poznanit Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, por jo Shqipëria.

“Rrugët si Milot-Balldren, janë pjesë e autostradës Blu që u financua në samitin e Poznanit, por Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt. Me Ramën, 1 km tek Milot- Balldre paguhet 16 mln euro.  Në projektin e BE, 1 km rrugë është 1.2 mln euro”, tha demokratja.

Grida Duma paralajmëroi se me ardhjen e PD-së në pushtet këto kontrata korruptive do të anulohen dhe çdo dëm i shkaktuar do të rikuperohet.

Deklarata e plotë:

Shumëkush u habit sesi Edi Rama shkoi me duar në xhepa në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndimor. Asnjë projekt me vete, asnjë kërkesë për fonde, por vetëm disa fotografë në kërkim të një fotoje me kancelaren Merkel.

Projekti më i rëndësishëm në samit ishte autostrada Adriatiko-Joniane, e gjatë 700 kilometra. Për këtë investim të rëndësishëm vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë, morën fondet nga Bashkimi Europian për të vazhduar ndërtimin e projektit.

Sipas të dhënave, pjesa e autostradës që lidh Kroacinë me Bosnjën, prej 335 kilometrash, do të kushtojë 430 milionë euro. Ndërsa Mali i Zi ka marrë 399 milionë euro për ndartimin e rrugës që e lidh me Bosnjën dhe Kroacinë.

Me rrugët Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Rrogozhinë, Shqipëria është e përfshirë në këtë projekt gjigand infrastukture me 82 kilometra, por qeveria e Edi Ramës ka vendosur të mos marrë asnjë qindarkë nga Bashkimi Europian.

Arsyeja e vërtetë nuk është braktisja nga Europa, por korrupsioni i Edi Ramës.

Kryeministri i votave të vjedhura, nuk paraqiti asnjë projekt për financim në Poznan, sepse ai po zbaton në Shqipëri, projketin kriminal “1 miliard euro”, të cilin, tani të gjithë e njohin si vjedhje e buxhetit përmes PPP-ve, me projekte të tejfryra, të pastudiuara dhe të paracaktuara se kush i fiton.

Konkretisht, projektet e të treja rrugëve kanë një kosto totale 1.3 mld euro për 82 km rrugë. Krahasimisht, 1 km rrugë me projektin PPP të Edi Ramës kushton 16 mln euro, ndërsa me projektin e Bashkimit Europain, kosto për 1 km rrugë është 1.2 milion euro.

Dallimi është i frikshëm dhe tregues se përse qeveria ngulmon të ndërtojë këto rrugë përmes një skeme hajdutërie si PPP dhe të mos paraqesë projekte për financim nga Bashkimi Europian.

Kur qeveria lançoi dy vite më parë programin 1 mld euro të PPP, Partia Demokratike e quajti këtë një skeme të Pastrimit të Parave të Pista, duke e ditur që do të arrinim në këtë nivel të grabitjes së shqiptarëve dhe të nxjerrjes jashtë tregut të biznesit të ndershëm.

Shqetësimi për rrezikshmërinë e lartë të PPP-vë të Edi Ramës u shpreh qartë pak ditë më parë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

Këto kontrata korruptive do të anullohen dhe do të jenë pjesë e paketës antikorrupsion që Partia Demokratike do të zbatoje ditët e para në qeverisje.

Këto kontrata do të  jenë subjekt i Ligjit Antimafia,  bashkë me një listë kontratash abuzive, të denoncuara nga Partia Demokratike.

Çdo dëm i shkaktuar ndaj buxhetit te shtetit do të rikuperohet.

Asnjë hap pas në luftën kundër korrupsionit! Asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari nga Durrësi lidhur me prerjen e kumbullave dekorativ

Ekperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti, me anë të një deklarate për mediat tha se në treg ka para, por se ata keqpër

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku ka reaguar për prerjen e kumbullave dekorative "Pissardi" në rrugën "Egnatia"

Presidenti Ilir Meta reagon për krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, duke thënë se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vog

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj ka denoncuar menaxhimin e situatës pas tërmet

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarrolli e ka quajtur vjedhje skandaloze koncensionin Milot-F

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon në një postim në Facebook se Shqipërisë i janë shtuar plot 230 mijë të varfër

Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, denoncon në "Facebook" se "bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një shkrim në të cilin përmendej Presidenti Ilir

Pas fotove të publikuara nga mediat, për shqetësimin e disa familjarëve të pacientëve me Covid-19, të cilët ankoheshin se nuk kishin marr