Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama i cili apeloi shqiptarët të mos dalin nga shtëpitë ndërsa paralajmëroi të rinjtë se janë edhe ata të rrezikuar nga COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Endri Hasa tha se ky ishte mesazh i duhur për qytetarët, por nga njeriu i gabuar, që duhet të ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

POSTIMI I PLOTË

Nga vila e tij 2 milion euro në Surrel, Edi Rama me pizhame u tha shqiptarëve: “Nga shtëpia të dalim vetëm kur kemi punë”. Mesazh i duhur për qytetarët, por nga njëriu i gabuar, që duhet të ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

Mesazhi ishte i qartë: Në luftë Kryeministri bën joga, luan me Zahon, dhe gjatë pushimit, hanë dy vakte të ndara me nga 8 orë.
Ndërkohë, janë qytetarët ato që në luftë, të braktisur nga Qeveria, janë në betejë me jetën, shëndetin dhe mbijetesën e tyre ekonomike!