PD reagon për kallëzimin ndaj Dvoranit: Akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës

19/11/2019 - 16:28

Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi lidhur me kallëzimin penal që Presidenti Ilir Meta firmosi sot ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi e ka cilësuar një akt në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

DEKLARATA E PLOTË

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur  i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka vizituar këtë të diel disa shtëpi të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 19

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku ka takuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Ilir Meta kujton përmes një postimi në “Facebook” 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që ia doli të rrëzojë regjimin komunist.

Shkaktari i 51 viktimave nga tërmeti është Edi Rama, deklaroi Monika Kryemadhi.

Një natë më parë zëvendëskryeministri Erion Braçe pranoi se projekti i rrugës Milot-Balldren nuk do të kryhet pasi kompania konçesionare

Nga Shkozeti, ku vizitoi qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, kryedemokrati Lulzim Basha u vu në dijeni se banorët në këto ditë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me një deklaratë për mediat ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka propozuar një paketë me 5 pika, që sipas tij, do të sillnin efekt të menjëhershëm ndaj bizneseve të dëmtuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në Durrës bizneset e prekura nga tërmeti, të cilat krahas dëmeve në godina, u janë lar