Partia Demokratike zbardh listin e kandidatëve të mundshëm që deputetë që u vlerësuan pozitivisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD. Sekretari i Përgjithshëm e PD-së Gazmend Bardhi bëri me dije në një deklaratë se komisioni përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Sot, Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.

Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), t’i propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

Vihet re se përsa i përket ish-deputeteve te Durresit. Oerd Bylykbashi eshte kualifikuar si pjese e listes per perfaqesim politik, ndersa Fatbardha Kadiu eshte mes atyre te perjashtuar. Nderkohe, edhe ish-deputeti Florjon Mima, i perfshire ne listen e qarkut te Durresit ne vitin 2017 eshte perfshire tek lista kualifikuese.

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:

AGRON SHEHAJ

ALBANA VOKSHI

ALDO BUMÇI

ALFRED RUSHAJ

ARBEN RISTANI

BARDH SPAHIA

BELIND KËLLIÇI

ÇLIRIM GJATA

DHURATA ÇUPI

ENKELEJD ALIBEAJ

ENNO BOZDO

ERVIN MINAROLLI

FATBARDH KADILLI

FLAMUR NOKA

FLORJON MIMA

GENC POLLO

GENT STRAZIMIRI

GRIDA DUMA

ISUF ÇELA

INA ZHUPA

IVI KASO

JORIDA TABAKU

KRESHNIK ÇOLLAKU

LUÇIANO BOÇI

OERD BYLYKBASHI

ORJOLA PAMPURI

TOMORR ALIZOTI

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

ANDON FRROKAJ

ARBEN KASHAHU

ENDRI HASA

ERVIN SALIANJI

FATBARDHA KADIU

IZMIRA ULQINAKU

LINDITA METALIAJ

LORENC LUKA

LUAN BACI

NADIRE MEÇORAPAJ

ROMEO GURAKUQI

TRITAN SHEHU

XHEMAL GJUNKSHI

Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.