"Pediatria e Durrësit është një skandal, do i japim një fytyrë tjetër spitalit për të vegjëlit."

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projekteve për qarkun e Durrësit e zhvilluar në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu".

"Në spitalin e Durrësit tani më është vendosur centrali i sterilizimit dhe pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Në Shqipëri bëhen afro 50 mijë operacione në vit, dhe na doli se gjysma e operacioneve janë me infeksione post-kirurgjikale për shkak të pajisjeve të pasterilizuara," tha më tej Rama.