Pengmarrja e vitit '99, opozita: Artan Didi vrau një nga pengjet

07/05/2014 - 15:52

Tiranë, 7 maj 2014 - Komisioni Hetimor për lëvizjet në polici ka mbyllur ditën e sotme punimet, pasi deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga salla. Kreu i këtij Komisioni, Arben Ristani, bëri me dije se seanca e radhës do të jetë ditën e premte. Një ndër deputetët që u largua nga mbledhja ishte dhe Taulant Balla, i cili theksoi se është qesharake që Partia Demokratike kërkoi Komision Hetimor. “Ramë dakord që sot të bëhej prezantimi i raportit. Mazhoranca në Komision është në respekt të kushtetutës.”- ka thënë për mediat Balla. Sipas tij, mazhoranca në Komision u pajis me variant të një drafti. 

Kreu i Komisionit, Arben Ristani gjatë fjalës së tij, tha se ka ende kohë për të marrë një vendim në lidhje me hetimet në këtë komision. “Jemi duke marrë ende informacioneve nga Policia e Shtetit. Sipas Policisë së Shtetit, bëhet me dije se janë marrë sot nga kjo strukturë në punë disa efektivë, pasi ishin pushuar nga puna për shkelje”,- bëri me dije Ristani. 

Më tej në Komisionin Hetimor u transmetua një video, në të cilën tregohej vrasja e një pengu, gjatë një rasti rrëmbimi të një autobusi nga një shqiptar. Në video shfaqeshin forcat e policisë shqiptare, të cilat vranë, shtetasin Flamur Pislit, i cili në këtë rast ishte thjesht një peng. Ngjarja e pengmarrjes së një autobusi, nga një shqiptar, me pasagjer brenda ndodhi më 28 prill të vitit 1999. Sipas Ristani, personi që drejtonte operacionin e policisë shqiptare ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë sot, Artan Didi. 

Video u komentua nga deputetet e Partisë Demokratike, Flamur Noka, e Arben Ristani te cilet theksuan se Artan Didi fshihet pas këtij krimi të rendë. Sipas Nokës, Didi ka qenë pjesë e një operacioni ku u vra një peng, i pafajshëm. Në video shfaqeshin forcat e policisë shqiptare, të cilat vranë shtetasin Flamur Pislit pengmarresi. Por pas pengmarresit ka mbetur i vrare dhe nje pasagjer grek. Ngjarja e pengmarrjes së një autobusi me pasagjere, nga një shqiptar ndodhi më 28 prill të vitit 1999. Sipas Ristanit, personi që drejtonte operacionin e policisë shqiptare ishte vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë sot, Artan Didi. 

“Autobusi i marrë peng, ndalon. Është dukshëm e kuptueshme që kemi të bëjmë me ekzekutimin e një qytetari të pafajshëm që ndodh, do e shihni se personi i dyshuar për pengmarrës është vrarë në mes të autobusit me snajper, ndërkohë që kryhej veprimi tjetër që juve e pate”- tha Ristani. 

Reagon Balla: Videoja provë e një pune të shkëlqyer të Didit

Deputetët e mazhorancës nuk ishin të pranishëm ndërsa jashtë deputeti i PS,  Taulant Balla tha se videoja nuk ul dhe nuk flet keq për punën e bërë nga Didi, por është një provë më shumë për punën e tij të shkëlqyer

” Videoja tregon një punonjës policie që ka vënë jetën në rrezik në përpjekje me elementet kriminalë.Videoja e opozitës tregoi edhe një herë sa shkëlqente drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi në punë e tij” tha Balla duke e quajtur publikimin e videos në Komision në kundërshtim me rregulloren.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama, në daljen e tij të fundit kushtuar Covid-19, u shpreh se kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak minuta më parë se mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, do të komunikojë për herë të fundit për atë që e

Teksa kanë ngelur dhe katër ditë nga afati për përfundimin e Reformës Zgjedhore, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësa

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, duke thënë se shërben si një kambanë alarmi për të gjithë.

Presidenti Ilir Meta sqaron plaftormën e tij me 14 pika për realizimin e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf në selinë blu.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar qeverinë pas infektimit të mjekëve dhe infermierëve në QSUT.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim shumë të hapur dhe konstrukitv me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan N

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se parku fotovoltaik i Karavastasë do të jetë më i madhi në Ballkan dhe kjo sipas tij, do të je