Pas vendimit të opozitës për të mandatuar dy përfaqësuesit e tyre për të ulur në tryezën e negociatave për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI-së, nuk kanë humbur kohë.

Ata i janë bashkuar sot tryezës së rrumbullakët, ku pala tjetër është Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posacëm dhe Rudina Hajdari.

Në fotot e realizuara nga LSA, nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me kundërshtarin politik, Damian Gjiknuri për të cilin PD ka kërkuar vazhdimisht të përjashtohet.