Përfaqësuesja e PD-së në organizatën rinore të USAID, Juela Hamati është votuar si Presidente në zgjedhjet e mbajtura sot në Washington. European Democracy Youth Network është iniciativa e fundit e USAID e cila synon të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në politikë dhe ne shoqërinë civile.

Me këtë detyrë, Partia Demokratike thotë se rikonfirmon qëndrimin e palëkundur që ka për promovimin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri dhe jo vetëm.

PD beson se kjo mund të arrihet vetëm duke fuqizuar rininë, ndaj rinia është prioriteti absolut, ashtu siç është për partnerët tanë në USAID.

Hamati u takua gjithashtu me përgjegjësin e USAID për Europën, Z. Brock Bierman.​