Përfundon procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste të bashkisë Durrës. Fitues rezulton kandidati i vetëm dhe njëherësh kreu aktual, Luan Zaza.
Nga të dhënat e Komisionit të Votimit, “DurrësLajm” mëson se janë grumbulluar 399 vota për Zazën, ndërsa vetëm 1 votë rezulton e pavlefshme.
Pjesëmarrja ka qenë 84.5 %; pra kanë votuar 400 socialistë nga 473 votues total që kanë qenë në listë
Më herët gjatë procesit të votimit, kryetari i Komisionit të Votimit, Ermal Pronjari, tha për “DurrësLajm” se procesi është zhvilluar qetësisht, ndërsa pati vetëm një kandidat në garë, pasi kandidati tjetër Ardit Kërtusha u dorëhoq dy ditë më parë.
Vetë Kërtusha, në një reagim në rrjetin e tij social, komentoi dorëheqjen e tij duke theksuar se “ka ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit.”