Përfundon misionin ekipi i mjekëve italianë, Manastirliu: Do vijojmë bashkëpunimin. Ambasadori Bucci: Ky është vetëm fillimi

13/08/2020 - 13:40

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e vyer për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu priti sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë ekipin e mjekëve italianë në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, me praninë edhe të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci.

“Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund t’a fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm. Eksperienca juaj në spitalet COVID dhe këshillat konkrete për organizimin spitalor janë të vyera dhe ndihmojnë strategjinë tonë të përgjigjies së sistemit shëndetësor ndaj situatës, me planin e vjeshtë-dimrit që ne kemi përgatitur për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të rasteve. Unë jam e bindur se ky mision nuk do të jetë i vetmi por bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në misione të tjera”, tha Manastirliu.

Mjekët italianë shprehën vlerësimin për ekipin e mjekëve shqiptarë që aktualisht janë në përballje me pacientët e prekur nga COVID19 dhe u shprehën të gatshëm për vijimin e bashkëpunimit.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci tha gjatë takimit se: “Ky është vetëm fillimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vijojë”.

Dy javë më parë, Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë erdhi në Shqipëri në mbështetje të vendit tonë në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID10. Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. Grupi përbëhej nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Ndërsa pritet të vijojë bashkëpunimi me misione të tjera për shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve tona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon përplasja në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha., i cili nga Durrësi i bëri thirrje kreut të qeverisë të merrte

Nga qyteti i Durrësit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të zbatojnë planin e

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta thekson se kjo shtresë e shoqërisë ka nevojë për mirënjohje, respekt dhe vle

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër tjetër Partisë Socialiste që OSBE/OD

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon mëngjesin e sotëm takime me biznesin e vogël në Durrës, ku po ju shpejgon planin me 5 pika të PD-s

Demokratët e Qarkut të Shkdorës votuan sot për 39 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kaluan filtrin paraprak të verifikimit

Që pej vitit 2006 deri në vitin 2016, Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë pronarëve shqiptarë për një kompensim të drejtë për pron

Anëtarësia e PD-së në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës ka përfunduar votimin për kandidatët, ndërsa pjesëmarrja varion nga 6

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, denoncon në ‘Facebook’ se PS po gënjen njerëzit në Dibër me punësime të përkohshme.