Takimi mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha në selinë e PD-së ka zgjatur 40 minuta. Kryemadhi në takim shoqërohej nga Petrit Vasili.

Mësohet se në takim Kryemadhi dhe Basha do të mblidhen nesër në një tryezë në orën 11:00.

Takimi erdhi menjëherë pas daljeve në media ku dy krerët e partive më të mëdha opozitare denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin.