Përfundon tryeza e reformës, Bylykbashi: Mazhoranca nuk është e gatshme për identifikimin biometrik

28/05/2020 - 21:13

Ka përfunduar rreth orës 21:00 tryeza për reformën zgjedhore, ku në mbylljes të saj, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se sot është diskutuar identifikimi biometrik, për të cilin thekson se mazhoranca nuk është e gatshme.

“U diskutua një nga çështjet më të rëndësishme që ka parashtruar opozita. U hap debati në lidhje me votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Për fat të keq, për ne doli sot e qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit. Në mënyrë që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur asnjëherë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar dhe të mos votohet me karta të falsifikuara”, tha Bylykbashi.

Më tej, ai theksoi se kjo është një nga temat kryesore të opozitës dhe pa u arritur një kompromis mbi këtë çështje është e vështirë që të arrihet kompromis mbi administratës zgjedhore.

“Ne presim që nesër në 11:00 mazhoranca të vijë me një propozim, ku të jetë i qartë identifikimi biometrik në të gjitha qendrat e votimit. Ky të jetë një detyrim për KQZ dhe qeverinë, në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e reg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me pretendimet e deklaruara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili t

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar mesazhin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, n

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve ndaj COVID-19.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kreu i qeverisë i ka ofruar atij një marrëveshje që të bëhej kryeministër ndërsa vetë ai

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi publikisht ofertën që kryeministri Edi Rama i ka bërë p

Në një dalje për mediat pasi PS deklaroi gatishmërinë për hapjen e listave, kryedemokrati Lulzim Basha e konsideroi të prishur marrëveshj

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley i beri thirrje sot maxhorancës që të votojë sa më parë marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershor

Në një dalje për mediat, kryeministri Edi Rama konfirmoi se maxhoranca do të mbështesë nismën e deputetëve të opozitës së re, Myslim Murr