Përgatitjet për 25 prillin, ende pezull identifikimi biometrik dhe vota e emigrantëve

30/11/2020 - 13:20

Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në 20% të zgjedhësve në të gjithë territorin e vendit do të kryhet nga KQZ, në veçanti nga nënkomisionerja Lealba Pelingu.

Kjo vjen si rezultat i mungesës së zgjedhjes së një kompanie, ku 6 prej 20 të cilave KQZ u ka dërguar një letër për ofertën se sa do të kushtojë teknologjia për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se çmimi i tyre ka qenë më i lartë se sa kishin parashikuar ekspertët e KQZ dhe ekspertët e partive, ndërkohë që ende nuk është zgjedhur fituesja e tenderit me anë të një procedure të shpejtuar.

Nëse një proces i tillë nuk përfundon deri në fund të javë, teknologjia rrezikon të dështojë, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Bekteshi.

Gjithashtu edhe vota e emigrantëve është një tjetër sfidë, pasi Këshilli Politik ia ka lënë në dorë vendimin KQZ, e cila ka ngritur një grup pune dhe ende nuk është arritur në një produkt final. Ky proces pritet t’u japë mundësinë të gjithë emigrantëve shqiptarë që të votojnë më 25 prill, pas thirrjeve të qeverisë ndaj këtyre individëve për t’u regjistruar në portalin e-Albania.

Ende nuk është vendosur nëse do të shërbejë e-albania si një regjistër përfundimtar për regjistrimin e votuesve.

Sakaq sot janë miratuar 95 ZAZ, ndryshe nga 2017-a ku ishin vetëm 90 të tilla. Sot janë shtuar dy, respektivisht një në Fier dhe një në Berat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo n

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në

Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar edhe prioritetet kryesore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa statistika.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur sot në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgje