25/01/2021 - 10:38
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur sot në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje që ka trazuar politikën shqiptare ditët e fundit, Balla tha se eurodeputeti që përmendet në përgjimet e Ndraghetas ku përfshihet edhe Shqipëria, është mik i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
"Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës, e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar. Nisja e hetimeve nga SPAK është një gjë shumë e mirë. Meqënëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ata që janë përmendur me emër i keni në Presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës. Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje."
/portali DurresLajm/