Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit nga mediat të përgjimeve të biznesmenëve të Ndraghetës, ku biznesmenë të lidhur me mafian kanë zhvilluar takime me Veliaj për të ndërtuar gradaçela në Tiranë.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, Veliaj është çirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Dy njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Të dy duke shpërdoruar postin e lartë që ua dha shefi i rilindjes Edi Rama. Teksa Tahiri shkoi para drejtësisë, Veliaj vijon bën fushatë për Edi Ramën ku ka kurajon të shpifë çdo ditë, edhe pse del se është çirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta.

Të dashur miq, mos të kemi iluzionin se drejtësia do të thërrasë Veliajn, edhe pse është në pozita më të rënda se Tahiri. Veliaj mbrohet nga bosi i tij se janë bashkë në afera me mafian! Por ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi me 25 prill. Dita po vjen!

Dy njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të…

Posted by Gazment Bardhi on Friday, January 22, 2021