Pas publikimit të përgjimeve të organizatës kriminale “Ndrangheta”, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Referuar përgjimeve, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK që të nis urgjentisht hetimet për të zbuluar përfshirjen e krybashkikaut Veliaj në aktivitetin e ”Ndrangheta”.

“I bëj thirrje SPAK të hetojë bashkëpunimin e mafias me kryebashkiakun. Nuk ka asnjë arsye në botë pse  SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga anti-mafia italiane, nga prokurorët anti-mafia, fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentisht hetimet.”- shkruan Basha.