Përgjimet në "Bild", deputeti Maliqi: Të shpërndahet Parlamenti!

06/06/2019 - 10:37

Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit. Një ditë pas publikimeve të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, Maliqi në një status në Facebook thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

"Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme. Përgjimi i shitblerjeve të votave, ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtoret, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emërohen nga krimi. Çdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar", tha Maliqi.

Maliqi kërkon që qytetarët të marrin vetë në dorë fatet, duke bërë thirrje për protesta.

"E ardhmja e vendit është ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marrin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi për votë të lire, për të ardhmen e sigurt", u shpreh ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi atë që e quan harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale ndë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sot heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut në 552-vjetorin e tij

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, End

Pas denononcimit të Partisë Demokratike, se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas

Partia Demokratike denoncoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytu

Rastet e lirimeve nga burgu, në shumicën e rasteve edhe në mënyrë antiligjore, ka sjellë reagimin e opinionit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi Bashkimit Europian që të mbajë fjalën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe

Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me padinë që depozitoi ndaj homologut të Kosovës, Ramush Hara

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me padinë e ngritur nga kryeministri Rama, ndaj Ramush Har