Pas daljes së dosjes së përgjimeve të bandës së drogës ka reaguar edhe avokati e politikani Spartak Ngjela, i cili thotë se gjithçka filloi, prisni dhe shikoni, por assesi nuk duhet të jeni indiferentë.

“Politika amerikane dhe ambasadori Lu po i qëndrojnë besnikë shqiptarëve; ashtu siç nuk i ka qëndruar asnjë kryeministër, asnjë mbret dhe asnjë pushtetar i lartë që nga viti 1925 deri më sot.

“Ambasadori amerikan nuk i dha takim Prokurorit të Përgjithshëm Llalla. Gjithçka filloi. Prisni dhe shikoni, por assesi nuk duhet të jeni indiferentë.

Që sot e më tej do të shihni implikime të klasës aktuale politike; dhe njëherësh edhe fillimin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Prisni me besim dhe shikoni tragjedinë e krijuesve të varfërisë dhe vuajtjes së shqiptarëve”, deklaron ai.