Përgjimet/ Xhaferaj: Krimi ka marrë funksione politike, duhet nxjerrë krimi nga zyrat e shtetit (VIDEO)

05/06/2019 - 19:10

Pas publikimit të 6 përgjimeve të Prokurorisë, pjesë e dosjes 339/1 nga prestigjiozja Bild ka dalë në një konferencë për shtyp edhe kryetari i degës lokale të PD-së, Ferdinand Xhaferaj.

Në fjalën e tij, Xhaferaj deklaroi se “historia e përgjimeve është e vjetër, siç është e vjetër karriera e Dakos në politikë. Përgjimet na thonë se fenomeni ka degraduar gradualisht. Nga një fenomen ku krimi përdorej për të blerë vota, tashmë krimi la marrë funksione politike, krimi cakton zyrtarë shteti, cakton deputetë e kryebashkiakë.

Përgjimet e fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga ana e Dakos për blerjen e votave, por tashmë krimi është brenda shtetit, krimi ka kapur shtetin, krimi po përdor shtetin”.

Sipas Xhaferaj, shteti ka marrë fytyrën e krimit dhe Rama kërkon ta mbyllë këtë skandal me disa moskandidime.

“Sot problem për Shqipërinë nuk është nxjerrja e sekretit hetimor nga zyrat e shtetit, por nxjerrja e krimit nga zyrat e shtetit”, tha më tej Xhaferaj.

"Prandaj PD kërkon qeveri tranzitore, pasi kjo qeveri që është shkaku i problemit, nuk mund të jetë edhe zgjidhja e tij”, - tha në fund të fjalës së tij Xhaferaj.

Deklaratë për shtyp e Ferdinand Xhaferaj:

Sot u publikua skandali i radhes i qeverise Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimine fakteve te kapjes se shtetit nga krimi i organizuar.

Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike.

Duket se fenomeni është zhvilluar gradualisht nga nje problematike e perdorimit te krimit per te blere vota drejt marrjes se funksioneve politike nga ana e krimit te organizuar. Pra, krimi organizuar cakton zyrtare te shtetit, cakton deputete dhe kryebashkiak te rilindjes.

Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes  së Ramës, kur në Europë edhe per problem te  mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje.

Keto ngjarje tregojne shume qarte se si eshte rrenuar demokracia, se si shteti ka marre fytyren e krimit. Nuk mund te konceptohet qe kjo situate e rrenimit te demokracise dhe shtetit mund te kalohet me disa moskandidime.

Duke vendosur t’i beje publike pergjimet, perendimi ka vendosur jo vetem t’i vendose noten kesaj qeveria, por edhe qe noten ta beje publike. Per perendimin kjo eshte nje qeveri bandite.

Në këto kushte po kuptohet nga të gjithë se e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë shoqërisë është reagimi agresiv dhe ky reagim po ndjehet nga ora ne ore nga dita në ditë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se përveç tre kryebashkiakëve, Pjetri, Kajmaku dhe Babani, PD-ja ka edhe 7-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në një darkë informale me aleatët e PD.

Sekretari për Burimet Njerëzore në Partinë Demokratike, Elvin Minarolli, në një deklaratë nga selia blu tha se: "Projektimi i Aeropor

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një raport të gjatë shpjegues Komisionit të Venecias lidhur mbi vendimet dhe qëndrimet e tij që nis që

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka komentuar zërat për një marrëveshje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretari i PD, Gazmend Bardhi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pasi kreu i Vaut të Dejës Mark Babani ka hedhur poshtë pre

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani në një dalje publike tha se akuzat e PD janë të sajuara dhe se s’kanë lidhje me të.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shoqëruar sot në ditën e parë të shkollës dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhiu publikoi sot dokumente që faktojnë dënimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Baba