I ftuar në emisionin e parë të “Open” në Top Channel, nga Eni Vasili, kryeministri Rama ka folur edhe për përjashtimin nga partia të deputetit të PS-së për Kurbinin, Gjetan Gjetanit.

“U përjashtua se bënte shantazh që do iki. Kërkonte të drejtën të kishte shefin e policisë. Që nga koha e Saimir Tahirit nuk i vendosin më deputetët shefat e policisë”, u shpreh Rama, teksa theksoi se prej kohës që ai ka ardhur në pushtet deputetët respektojnë forcat e policisë.

Rama kërkoi përjashtimin e deputetit Gjetan Gjetani në mbledhjen e asamblesë kombëtare të PS-së, një ditë pasi ai shkruante në rrjetet sociale se policia është e paaftë dhe e korruptuar.