Presidenti Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, vendosi një kurorë me lule te memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Meta tha se 12 shtatori solli vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë.

“Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri. 12 shtatori është dita më e rëndësishme e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo shteti dhe që duhen mbrojtur me çdo çmim”, tha ai për mediat.