Forumi i Rinor i PD Durrës ka reaguar pas situatës së vështirë të krijuar në rrugët e qytetit bregdetar për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

FRPD Durrës i kërkon kryebashkiakes Valbona Sako të kërkojë falje, pasi “Paradite propagandon se po pastrohen pusetat, e po kanalizimet, pasdite shiu i përmbytë gjithë qytetin! Pothuajse të gjitha lagjet e qytetit tonë janë përmbytur këtë mbrëmje, ndërsa Valbona, ashtu si paraardhësi i saj famëkeq Vangjush Dako, vijon të flasë e të mos punojë.”

Në fund të postimit, FRPD Durrës bën një thirrje publike për kryetaren e bashkisë:

“Dil Valbona e bëj foto tani në Durrës, ose kërko falje e hesht! TURP !”,– shkruhet në reagim.

REAGIMI I FRPD DURRES:

Valbona, kërko falje!
Valbona Sako dështoi brenda 7 orësh!
Paradite propagandon se po pastrohen pusetat, e po kanalizimet, pasdite shiu i përmbytë gjithë qytetin!
Pothuajse të gjitha lagjet e qytetit tonë janë përmbytur këtë mbrëmje, ndërsa Valbona, ashtu si paraardhësi i saj famëkeq Vangjush Dako, vijon të flasë e të mos punojë.
Dita kur Durrësi, do të bëhët do të jetë dita kur të punohet e të mos flasë ai që punon, sepse ai që punon nuk ka shumë fjalë.
Dil Valbona e bëj foto tani në Durrës, ose kërko falje e hesht!
TURP !