"Përmbytje në prag të verës, bashkia e Durrësit e kalon situatën në heshtje!" (FOTO & VIDEO)

Postuar: 16/05/2018 - 19:39

   Deputeti i Durrësit, Oerd Bylykbashi ka denoncuar sot përmbytjen e tokave dhe shtëpive në zonën e Katundit të Ri.

“U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres”, shkruan Bylykbashi.

Bylykbashi u referohet banorëve kur thotë se hapja pa paralajmërim e rezervuareve në Tiranë sjell përmbytjen e kësaj zone në Durrës.

Ai thekson se asnjë hetim nuk është ndërmarrë për të zbardhur shkaqet e këtyre përmbytjeve të përsëritura, madje edhe tani në prag të stinës së verës, ndërsa akuzon bashkinë e Durrësit që e kalon situatën në heshtje.

“Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t'i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!”, shkruan Bylykbashi.

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Katundi i Ri ne Durres sot serish i permbytur dhe nen pushtetin e ujrave te lumit Erzen. Qeveritaret nuk e vene ujin ne zjarr. U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres. Shiu ra dje, por permbytja filloi sot. Banoret ankohen per rezervuare qe hapen pa paralajmerim ne zonen e Tiranes e derdhen ne lume ndersa pasojat i vuajne ata. Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t'i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me nje video, ku i tregon sipas tij rastet e “kriminelëve që k

   Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon vdekjen e një person në Peqin, pasi është goditur nga energjia elektrike.

   Një ditë pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimit të Agron Xhafajt me Albert Veliun, i njohur tashmë si “Babalja”, reagon edhe kr

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka bërë këtë sqarim sot nga qyteti i Gjirokastrës në lidhje me aplikimin e metodologjis

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje për 613 kg kokainë të kapura pak kohë më parë në Maminas ishin të implikuar zyrtarë të lartë

Përmes një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se audio-përgjimi që ka publikuar PD ku implikohet vël

Edhe ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të shumta mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës, ku temë e nxehtë v

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka rikujtuar Revoltën e Qafë Barit, që si sot 34 vjet me parë u fitua për disa orë liria, për disa orë r

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot bashkë me përfaqësues të kabinetit të tij qeveritar në Tepelenë, atje ku po zhvillon edhe një taki

Pas deklaratave të gazetarit Jetmir Olldashi të bëra mbrëmjen e djeshme në emisionin "Studio e Hapur" në News24, ka reaguar deputeti soci