Debate të ashpra mes Monika Kryemadhit, kryetares së LSI-së dhe Alfred Pezës, sekretar për marrëdhëniet me mediat në PS, në emisionin “Open” në Top Channel, me gazetaren Eni Vasili.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror, siç janë Prokurimet Publike, është vendosur dashnorja e një krimineli.

Debatet

Kryemadhi: Në krye të prokurimeve publike në kryeministri dashnorja e një krimineli

Kryemadhi: Kujt i është kapur Tojota Jarisi?

Peza: Do flasim me shifra, këto janë shifrat e Policisë së Shtetit…

Kryemadhi: Lëri shifrat, është e Taulant Ballës. Të nxorën jashtë loje

Peza: Ku e ke provën që është e Taulant Ballës?

Kryemadhi: Kemi përgjime, e ka në Prokurori

Peza: Po s’flitet kështu

Kryemadhi: Ore 5 mln euro që u kapën të kujt janë?

Peza: Të hetojë Prokuroria

Kryemadhi: Kush është personi që ka folur në celular me shoferin e kamionit?

Peza: E ke provën?

Kryemadhi: Po, por do shoh ku do shkojë Arta Marku…

Kryemadhi: Të gjuajtën gazetaren me armë dhe u mblodhën gazetarët se iu mbyll goja

Peza: Nuk flitet kështu

Kryemadhi: Opozita s’është ajo që duhet se përndryshe e kishim tërhequr zvarrë Edi Ramën…