Ditën e sotme, banorët e “Astirit” u përplasën me forcat e policisë gjatë shembjes së banesave, të cilat do i hapin rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Lidhur me ngjarjet e sotme, ka reaguar PDIU, e cila shprehet se përdorimi i gazit lotsjellës një akt të patolerueshëm dhe të dënueshëm nga çdo ligj ndërkombëtar dhe njerëzor.

Përmes një njoftimi për mediat, PDIU deklaron se në vend të kompromisit u zgjodh dhuna për zgjidhjen e situatës, ndërsa shton se “Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. “

Në këtë reagim thuhet gjithashtu se qytetarët do të marrin të gjithë dëmshpërblimin që i përket kur opozita të marrë pushtetin.

Njoftimi i plotë:

Sot ne shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti i fundit i dramës se filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e i dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerzor

Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit. Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej cdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.

Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimmin që I përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më I mirë I reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër.