Ndërsa kryetari demokrat, Isa Sakja shprehet se nuk do ta lirojë zyrën e bashkisë së Kavajës, kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Redjan Krali është betuar sot.

Ceremonia është mbajtur në institucionin e Prefekturës dhe është shoqëruar me protesta nga mbështetësit e Partisë Demokratike.

Qytetarët kanë protestuar prej mëngjesit të sotëm para bashkisë me thirrjet "Rama ik" për të penguar hyrjen e Kralit në institucionin që pritet të drejtojë për katër vitet e ardhshme.

 

 

Por pavarësisht përplasjeve dhe tensionit të paradites së sotme, pasi kryebashkiaku i PD-së, Isa Sakja u largua nga zyra dhe zyrtarët e djathtë mbyllën derën, policia e ka hapur atë dhe Krali ka mundur të hyjë në Bashkinë e Kavajës.