Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe gjatë takimit që do të zhvillojë këtë pasdite në Gjirokastër.

Mësohet se mbështetës të opozitës dhe qytetarë kanë dalë në rrugën nacionale për ta bllokuar atë, teksa pritet të kalojë kreu i qeverisë për takimin elektoral.

Nga ana tjetër, policia është vënë në gatishmëri, duke i bllokuar protestuesit në një cep të rrugës, për mos t'i lejuar të bllokojnë gjithë aksin rrugor.

Kjo ka bërë që protestuesit të përplasen me policinë, duke tentuar bllokimin e gjithë rrugës.

Kryeministri Rama u prit me protesta nga opozita edhe në Përmet, gjatë takimit elektoral që zhvilloi në orët e paradites së sotme.