Përplasje në Kryesinë e PD-së, Imami largohet nga mbledhja

14/04/2018 - 20:32

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të shtune kryesinë e partisë, lidhur me ndryshimet statutore që pritet të bëhen.

Grupi i punës i caktuar më herët për të mbledhur rekomandimet dhe propozimet, po i prezanton ato para anëtarëve të kryesisë. Dokumenti në fjalë, prej disa pikësh u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.

Por anëtari i kryesisë Arben Imami ka shprehur rezerva për draftin. Ai e ka lënë mbledhjen pasi është shprehur se duhet garantuar dorëheqja e kryetarit në rast të humbjes në zgjedhje.

“Kryetari nuk jep dot përgjigje për gjëra të rëndësishme. Nuk më duket e arsyeshme që kryetari të zgjidhet një herë në çdo 2 vjet siç ka pretenduar ai. Kryetari kur humb zgjedhjet duhet të largohet dhe kjo duhet të jetë e fiksuar mirë. Çdo dy vjet mund të bëhet një verifikim. Duhet të ketë një rregull në statut për mandatin e kryetarit”, tha Imami duke dalë nga PD.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kryeministri Edi Rama nuk ka shanse ta shantazhojë as atë dhe as Partinë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk do të ketë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Rama si ajo e 17 majit 2017.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për mbylljen e basteve sportive.

20 portale mediatike janë rregjistruar në QKR, tri ditë pas urdhrit të kryeministrit Rama.

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ka qëndruar për gati 40 minuta në ambientet e prokurorisë së Tiranës, Artur Bushi i cili akuzohet nga ish oficeri Emiljano Nuhu se ishte

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes me titullin “Mjeshtër i Madh” rekordmenin e atletikës Sadik Demiraj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në "Facebook", në të cilën shfaqet tymi i madh që krijohet nga furrat e gëlqeres në

Katër prej shtatë anëtarëve të KQZ-së i përfundon mandati.