14/11/2019 - 15:03
Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
“BalkanWeb” raporton se në mbledhje u vendos hartimi i një projektrezolute, e cila do t’i kalojë nesër Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme. Kjo seancë do të mbahet të enjten në orën 10:00 të paradites.
“U vendos hartimi i një projektrezolute që do t’i kaloje seancës plenare, ku do reflektohet qëndismi i Kuvendit ne raport me vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta që dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare te Gjykatës Kushtetuese”, thanë burimet.
/portali DurresLajm/