Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar ditën e sotmen në Komisionin e Medias për çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar ku nuk munguan tonet e larta të zërit dhe konfrontimet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Të pranishëm në Komision ishin kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Nëpërmjet një statusi në rrejtin social Facebook, Rama shkruan se Partia Demokratike është e zbarzur mendërisht dhe politikisht.

Statusi i plotë:

“Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht(se shpirtërisht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUP-i për Kullën e Sporteve Trup me Trup?”, shkruan Rama në Facebook.