Kryeministri Edi Rama vlerëson si inkurajuese takimet në Samitin e Berlinit me kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin francez Emmanuel Macron.

"Pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan ai në "Facebook", teksa shpërndan këtë video me disa momente nga takimet e ngrohta që mban me Merkelin dhe Macronin.

Me kancelaren e hekurt shihet të përqafohen ngrohtësisht, ndërsa një porosi mesa duket i lë presidentit francez.