Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të shtunën pas përfundimit të Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste është shprehur se Edi Rama u tregua i sinqertë kur deklaroi hapur se do që të kapë përfundimisht sistemin e drejtësisë në vend.

Sistemi i drejtësië ka gjithë hapësirën dhe instrumentat për të funksionuar si i pavarur, sipas Vasilit, dhe s’ka nevojë për politikën, aq më keq nga Rama.

STATUSI NGA PETRIT VASILI:

Rama i sinqerte,deklaron hapur se do qe te kape e rrembeje perfundimisht Drejtesine!!

Rama sot tha:

“PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh, por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit“, u shpreh Rama

Reforma ne drejtesi i ka dhene sistemit te Drejtesise te gjithe hapesiren dhe instrumentat per te funksionuar i pavarur, te zgjidhet brenda pavaresise se tij dhe pa pasur asnje nevoje nga politika dhe aq me keq nga Rama.

Ç’hyn Rama si garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit.

Rama vete me gjithe rilindjen eshte objekt i ligjit dhe i gjykimit nga drejtesia si gjithe te tjeret.

Reforma ne drejtesi mund te funksionoje vetem duke larguar duart e Rames nga Drejtesia.

Rama garant, mbeshtetes dhe prijes i barazise para ligjit do te thote vetem Kapje dhe rrembim i drejtesise prej tij.