Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar sot një video ku ai liston argumentet që rrëzojnë kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e Ilir Metës.

Duke folur për zgjedhjet lokale dhe vendimin e Presidentit të vendit për zhdekretimin e 30 qershorit, Vasili thotë se edhe pse maxhoranca ka ngritur një Komision Hetimor nuk ka për ta shkarkuar dot kreun e shtetit, pasi nuk ka asnjë materie juridike.

DEKLARATA E PETRIT VASILIT:

Të konsumojnë deri në fund, që edhe shqiptari më  i fundit të bindet se këto janë idiotë. Të mos këtë ndonjë dyshim ndonjëri. Dhe ju thashë: Çdo shkarkojnë? Çdo marrin në shqyrtim? Shtyrjen e zgjedhjeve të Ilir Metës. Çfarë ka bërë Ilir Meta? Asnjë gjë. Ka përdorur në funksion të situatës precedentin e përdorur që nga viti 1991. Thotë Ismail Kadare: Do ringrenë nga balta dhe do rivrasin të rënët. Nuk ka materie juridike, nuk ekziston. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe do marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra.

 

Kur zgjedhjet shtyhen, sepse i interesojnë Edi Ramës janë kushtetuese,  në rast se zgjedhjet kur shtyhen dhe nuk i intereson Edi Ramës nuk janë kushtetuese. Ata nuk kanë çfarë hetojnë, s’kanë çfarë shkarkojnë, por do të turpërojnë veten e tyre nga fillim deri në fund.