Kandidati fitues i PS-së për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi KQZ rinumëroi votat në 11 qendrat e votimit, të kontestuara nga Eduart Ndocaj.

Ndreu shkruan në Facebook se procesi i Lezhës ishte model ndaj përsërit që të hapen të gjitha kutitë. Sipas tij, çdo votë është numëruar dhe vullneti i 17.8% qytetarëve që votuan është lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre.

 POSTIMI I PLOTË

AS EDHE NJE VOTE ME TEPER.

Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje.

Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt (invert)
Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper.

Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE 

Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA.

Proçesi i Lezhes ishte model.

Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre.