Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në Kavjaë, në zyrat e Partisë Demokratike ku dhe ka ndodhur plagosja e 27-vjeçarit i cili është jashtë rezikut për jetën.

Basha e ka konsideruar këtë veprim një veprim burracak dhe kërkojë që përgjigja të jepet në 25 prill.

Kreu i PD është pritur nga qindra qytetarë e simpatizantë të PD, teksa sapo ka mbaruar fjalën është shprehur se do të shkonte për vizitë në familjen e 27-vjeçarit të plagosur, Bledar Okshuni.

“Ky njeri që ka humbur cdo lloj kufiri njerëzor dhe sot hesht ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe aktet ndaj demokracisë tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën dhe të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë. Do të marrin përgjigjen e merituar nga Kavja në 25 prill, të dielën.  E vendosur më shumë se kurrë është Partia Demokratike, ndaj vëllezër e motra le t’ia japim përgjigjen këtij akti burracak, këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë ditën e diel. Kështu ti japim fund këtij 8 vjecari makth, e të kthejmë Shqipërinë e shpresës e ndryshimit. Të gjithë sëbashku të vazhdojmë marshimin tonë, deri ditën e diel kur Kavaja e Shqipëria të jap përgjigjen e merituar.”– tha Basha.