Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas plagosjes së një personi brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Kreu i qeverisë e cilësoi një ngjarje të patolerueshme dhe shtoi se kreu i demokratëve, Lulzim Basha “duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin”.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”, shkruan Rama në rrjetin social.