Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, mesa duket nuk janë të vetmit kryebashkiak që do të sulmohen nga PD. Dosja.al mëson se një tjetër emër do të dalë “në listën e zezë” të PD sot.

Do të publikohen dokumente nga Partia Demokratike për Mark Babanin, kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, mësohet se Mark Babani është i dënuar dhe sot Partia Demokratike pritet të dalë në një deklaratë urgjente. Do të jetë sërish Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ai që do të bëjë publike dokumentet për të.

I pari që ka bërë publik këtë lajm është gazetari Ergys Kavaja, i cili shkruan se bie dhe një tjetër bashki.  “…Ju pastë NANA PARTI , edhe nje tjeter “bashki” bie neser… hajde gezuar ”, shkruan Kavaja në Facebook. Kavaja nuk ka zbuluar erma, por mesa duket bëhet fjalë për Babanin. 

Partia Demokratike denoncimin me dokumente për kryebashkiakët e ka nisur me Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e mandatit. PD publikoi disa dokumente që sipas saj Pjetri ishte dënuar në Itali dhe pas kësaj ky i fundit u përjashtua nga PS. Ndërkohë që ende nuk ishte shuar jehona për Pjetrin, PD nisi betejën kundër Agim Kajmakut. Gazment Bardhi ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë vendimet e gjykatës greke që kanë dënuar kreun e Vorës. Kajmaku nga ana tjetër nuk ka dhënë dorëheqjen dhe i mohon akuzat.