Plas në PS, Xhafaj e Majko dalin kundër Ramës

22/10/2019 - 11:07

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kanë vënë në siklet Kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me moshapjen e negociatave.

Ka qenë fundi i mbledhjes së kryesisë së PS-së, kur kryetari i PS-së kishte sqaruar rëndësinë e zgjedhjes së dy bashkëkryetarëve në degët e PS-së në rang bashkie, një burrë dhe një grua, kur ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi daljen me një qëndrim nga kryesia për çështjen e negociatave. Xhafaj është pasuar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili madje i ka drejtuar kritika dhe ministrit në Detyrë, Gent Cakaj, për deklaratën që ai bëri pas kthimit nga Brukseli.

“Genci nuk duhet të bënte atë deklaratë, sipas të cilit, “unë (ai) dhe Kryeministri Rama nuk kemi premtuar hapjen e negociatave”. “Në Maqedoni ka pasur premtime se nëse nuk hapen negociatat do të japin dorëheqjen, prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejtësisht e tyre. Unë nuk e di nëse unë apo kryeministri Rama, apo ndonjë anëtar tjëtër i qeverisë, ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje, por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur”, është shprehur Cakaj në një konferencë për gazetarët, një ditë pas vendimit të Këshillit Europian.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër.

“Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon”. Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Kryeministri Rama është shprehur se qeveria që ai drejton, ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian, gjë që u nënvizua dhe nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian, që nga kancelarja Merkel, e me radhë kryeministrat e Italisë, Bullgarisë, madje sipas Kryeministrit Rama edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Kreu i PS-së, duke iu referuar reagimit të DASH, tha se për këto, vendimi i disa vendeve të BE-së ishte zhgënjyes dhe jo inkurajues. Madje, kryesocialisti për të bindur anëtarët e tij të kryesisë citoi edhe Presidentin e PE-së, Donald Tusk, por dhe Kryeministrin Konte, se refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipqërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim i madh historik.

Kodheli: Dorëheqja ka të bëjë me moralin

Anëtarja e Kryesisë socialiste, Mimi Kodheli, nuk sheh pika të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sa u përket zgjedhjeve të parakohshme. “Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Jetojmë në një sistem që nuk i përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërisht dhënien e pushtetit në tavolinë, në qoftë se ju besoni që jeni maxhorancë, mund të rifitoni besimin e qytetarëve… Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin”, u përgjigj Mimi Kodheli.

Zgjedhjet në PS, dy kryetarë në krye të degëve

Kryesia e Partisë Socialiste diskutoi dje përcaktimin e një norme të re statutore, siç është zgjedhja në krye të PS-së së bashkisë të dy kryetarëve, një burrë dhe një grua. Ky propozim është pritur mirë nga anëtarët e kryesisë, ndërsa kreu i PS-së e ka cilësuar si një risi që nuk e kanë partitë e tjera as në rajon, duke demokratizuar partinë dhe duke e hapur atë drejt grave, të cilat duhet të garojnë dhe në poste drejtuese. Ndryshimet statutore pritet të miratohen në asamblenë kombëtare dhe më pas në kongresin zgjedhor të PS-së.

Marrë nga "Panorama"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debate sot gjatë vizitës së tij në Laç, teksa është takuar me banorët e prekur nga tërmeti tragj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra dhe ba

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Mamurrasit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga afër situatën.

Në kryeqytet po mbahet takimi me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, ku Shqipëria gjatë vitit 2019 ka kryesimin e n

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot përfaqësues të unioneve të besimtarëve myslimanë nga disa vende të Europës, të cilët janë bërë bashkë

Në këtë fazë pas tërmetit të 26 nëntorit, drejtuesi i fondacionit Firdeus, Imami Elvis Naçi, theksoi se duhet koordinim mes palëve.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka folur në lidhje me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, si dhe me veprimet e bëra nga ish-kryeprokuror

Aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara p

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin Çim Peka Live në Syri TV se paralajmërimet e tij për tërmetet treguan se duhen dëgjuar ekspert