Policia nis procedimin penal ndaj tij, Xhaferaj: Nuk jam vënë në dijeni. Unë nuk isha organizator, isha pjesëmarrës

22/05/2020 - 20:14

Policia e Durrësit nis procedim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferaj.

Në një njoftim për shtyp të pak minutave më parë, policia bëri të ditur se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetas, aktorin dhe regjisorin Robert Budina dhe kreun e PD Ferdinand Xhaferaj.

Në një komunikim me DurrësLajm, Xhaferaj deklaroi se nuk kishte dijeni që ndaj tij të kishte nisur procedim penal.

“Unë isha pjesëmarrës në atë tubim të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Nuk e organizova atë tubim, as nuk mora fjalën në podium. Nuk kam dijeni për nisjen e procedimit penal. Askush nuk ka komunikuar me mua dhe nuk e kuptoj arsyen e këtij procedimi”,- tha Xhaferaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi pasditen e sotme një protestë në sheshin kryesor të Durrësit. Peticioni që nisi të firmosej ditën e mërkurë gjatë protestës në Tiranë, u firmos sot nga qindra qytetarë durrsakë që ishin mbledhur në shesh në mbështetje të kauzës së artistëve. Bashkë me qytetarët ishin edhe shumë përfaqësues nga Partia Demokratike, dega Durrës, që e kanë mbështetur këtë protestë edhe në kryeqytet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur këtë të martë në njësinë 5 në Tiranë, ku do të bisedojë me qytetarët për problema

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni i Venecis do të mblidhet në qershor.

Presidenti Ilir Meta theksoi mbrëmjen e së hënës në “Opinion” se pas ngjarjeve që pasuan shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk kanë më kuptim

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nga nesër do të ushtrojë detyrën e tij në formë zyrtare me takime vetëm institucionale me çdo lider

Presidenti Meta ka publikuar në ‘Opinion’ sms-në që i ka dërguar një diplomat në Tiranë lidhur mbi lëvizjet që Rama po bën për të ndryshu

Ish-deputeti Astrit Patozi ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për të bërë të dielën pa makina nga tetori i këtij viti deri në m

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një video në rrjet, përmes së cilës shprehet kundër vendimit më të fundit të kryeministrit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar edhe ditën e sotme me daljet në terren te bizneset e prekur nga situata e Covid-19.

Nisur nga ngjarjet e fundit pas shembjes së Teatrit Kombëtar, deputeti i opozitës Lefter Maliqi ironizon  kryeministrin Rama dhe i thotë

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, se nga muaji tetor deri në mars të vitit 2021 nuk do të lejohet