Presidenca ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti

31/03/2020 - 20:12

Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë qe po kalon momente tepër te vështira për shkak të pandemisë COVID-19.

Dritat e Presidencës janë ndezur me ngjyrat e flamurit italian pasditen e sotme.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët janë solidarizuar këto ditë të vështira me shtetin fqinj Italinë në luftën e saj kundër COVID-19.

Qytetet e ndryshme të vendit kanë ndriçuar sheshet qendrore apo godinat publike me tri ngjyrat e flamurit italian: të bardhë, të kuqe dhe jeshile.

Aktualisht, Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë prej koronavirusit, ku gjatë 24 orëve të fundit 837 viktima.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 12 428, ndërsa numri i personave të infektuar është 105 792.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka lëshuar sërish një thirrje të fortë drejt palëve politike për listat e hapura.

Kryeministri Edi Rama, ka folur në një intervistë për kanalin televiziv grek MEGA mëngjesin e sotëm.

Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”.

Ditën e sotme u përfshi nga flakët pjesa ballore e Bashkisë së Kamzës.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet nga Gjermania deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, të bëra ditën e djeshme gjatë bashkëbise

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur thirrjen drejtuar palëve politike që të hapin listat 100%.

Partia Demokratike ka sulmuar ashpër qeverinë për javën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor.

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për DW për dyzimet gjermane ndaj konferencës së parë për negociatat me BE, zgjedhjet në

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se Qeveria e Shqipërisë k

Shumë familje të Lezhës janë ende në pritje të shtetit sa i përket rindërtimit të shtëpisë.