Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit dhe Presidencës.

Zëdhënësi Tedi Blushi i është përgjigjur kreut të qeverisë, lidhur me diskutimin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa thotë se edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli.

“Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume dhe në të dyja herët ka fituar populli. Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli. Sepse në republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij. Mos kini frikë nga populli!”, shkruan Blushi.