Presidenti i Francës tregon arsyet pse u refuzua Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

18/10/2019 - 15:12

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.

Në një deklaratë për shtyp, fill pas fjalimit të Angela Merkelit ishte radha e Emmanuel Macron për të folur mbi mosdhënien e një PO-je sa i takon çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria po kalon nëpër disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka situata që ende s’janë të kontrolluara, ka problem me emigrimi; diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Evropës. Në fakt Bashkimi Evropian ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm”, u shpreh Macron.

Më tej vijoi:

“Në fakt dihet që nëse nuk u hapim dyert ndoshta s’do ketë përpjekje por kjo prapë nuk mjafton, duhet të finalizojmë reformat tona, nëse ne do të vijojmë  me reformat tona, atëherë mund të vazhdojmë më tej me procesin e zgjerimit, sepse nuk mjafton thjesht hapja e dyerve. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende, që kërkojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, duhet t’i shohim këto vende të cilat janë në proces, procesi duhet parë i gjithi. Në momentin që ne do hapim dyert mund edhe të na fajësojnë lidhur me këtë, duhet të reformojmë Evropën, na duhet një tjetër proces zgjerimi, na duhet strategji, besueshmëri, pra këto janë komentet e mia që doja të ndaja me ju”, ka përfunduar presidenti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së, kreu demokrat Lulzim Basha parashtroi pjesë nga programi i opozitës.

Udhëzimi i parë i prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela është nxjerrë në funksion të krijimit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Ara

Ish-kryeministri, Sali Berisha, teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor

I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD-së Christian Kremer, zv sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popu

Eksperti i Ekonomisë në Partinë Demokratike Dorjan Teliti, vizitoi sot disa pronarë biznesesh në Durrës, të cilët janë prekur nga tërmeti

Kjo e diel bën nëntë vite nga dita kur shqiptarët filluan të lëviznin të lirë pa viza në Europë.

Tërmeti i 26 nëntorit e ka shndërruar pjesërisht Durrësin në një qytet fantazëm.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka reaguar pas urdhër arresteve të firmosura ditën e sotme nga Policia e Shtetit.

Kreu i Partisë Socialistë në Manzë, Armand Basha ka reaguar pas akuzave të PD-së se familja e tij ka përfituar 3 bonuse qiraje nga Bashki