Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ishte i qartë kur tha se Ballkani Perëndimor duhet të jetë i drejtuar vetëm nga BE.

Ai u shpreh se në javët e ardhshme në tryezën e KE do të shtrohen diskutimet  për zgjerimin e BE, ndërsa tha se shpreson që të merret një vendim për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal në tre shtyllat kryesore ku sipas tij duhet të përqendrohen debatet dhe të cilat duhet të zhvillojnë së bashku.

“Shtylla e parë: domosdoshmëria për vendet evropiane, që kryetarët e qeverive të bien dakord cilat do të jenë reformat për zgjerimin dhe çfarë tip zgjerimi duan që të ketë.  

Pika e dyta: siç e dini, KE para verës bëri propozime në lidhje me hapjen e negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përsëri do ta kemi këtë debat… KE duhet të jetë e qartë për orientimin që do të bëhet, dhe do të bëjmë një dialog të fortë për këtë dhe unë do të inkurajoj afrimin e pikëpamjeve dhe do të inkurajoj KE që të marrë një vendim .

Pika e tretë, që për mua është themelore sepse mund të lejojë të bëhen hapa para pë dy pikat e para: thirrja që bëj dhe mobilizim që duhet të bëhet për arritjen e një pakti investimesh dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, që do të mobilizojë të gjitha sferat e mundshme me qëllim zhvillimi ekonomik, që është një kusht kyç për avancimin e progresit social dhe ekonomik dhe për të çuar para bashkëpunimet rajonale, të cilat mund të ndihmojnë për këto tre shtylla. Fati i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt BE dhe është bindje e fortë”.

Ai u shpreh se duhet të punojnë së bashku për të diskutuar lidhur me këto tema dhe për të arritur në përfundime të kënaqshme.