Presidenti i KE Jean-Claude Juncker do të vijë nesër në Tiranë ku do të ketë një sërë takimesh në funksion të axhendës europiane për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Kryeministri, ditën e nesërme, në orën 17:30 organizohet ceremonia ushtarake e pritjes në Tiranë nga kryeministri Rama.

Ndërsa më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Juncker.