Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, vjen sot në Tiranë, në kohën kur BE duhet të marrë një vendim për Shqipërinë për negociatat. Zyrtari i lartë i BE-së do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesorë në vend.

Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE-së do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35. Vizita e kreut të KiE-së në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup. Më 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.