Presidenti kërkon më shumë fonde nga qeveria, nuk janë të mjaftueshme

16/12/2013 - 18:09

16 dhjetor 2013- Presidenti Bujar Nishani, me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, kërkon që të rishikohen fondet e parashikuara për Presidencën. Sipas një njoftimi nga Presidenca, buxheti i planifikuar i 2014, sjell vështirësi për institucionin.

"Përmes kësaj shkrese, kërkojmë të tërheqim vëmendjen tuaj rreth një çështje serioze, diskutimin dhe miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2014, dhe vështirësitë që sjell buxheti i planifikuar për Institucionin e Presidentit të Republikës, në zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme shtetërore për vitin 2014 për këtë Institucion.

Paraprakisht, Institucioni i Presidentit të Republikës ka qenë i gatshëm të diskutonte me Qeverinë Shqiptare (Ministrinë e Financave) në seancën dëgjimore për fazën e dytë të përgatitjes së buxhetit afatmesëm 2014-2016, në përputhje me përcaktimet e Udhëzimit Nr. 9, datë 22.02.2013: “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2014 - 2016”. Kjo seancë, e përcaktuar për t’u zhvilluar më datë 27 shtator nuk është zhvilluar nga ana e Ministrisë së Financave dhe për këtë jemi njoftuar në rrugë verbale. 

Deri në ditën e sotme, pas përcjelljes së propozimeve tona për Ministrinë e Financave për Buxhetin e vitit 2014, nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar apo shkresor për t’u njohur me tavanet e përcaktuara (alokuara) nga Qeveria Shqiptare për Institucionin e Presidentit të Republikës.

Në rrugë elektronike, nëpërmjet e-mail, dërguar më datë 16 Dhjetor 2013, jemi vënë në dijeni mbi shifrat e parashikuara për Institucionin e Presidentit, për vitin 2014, si më poshtë:

•    Shpenzimet e personelit, janë 99.5 milion lekë
•    Shpenzimet e tjera operative, janë 58.7 milion lekë
•    Shpenzimet kapitale, janë 5 milion lekë
•    Në total, fondet janë parashikuar 163.2 milion lekë

Nga një analizë krahasuese e zërave kryesore të buxhetit të dërguar, duke krahasuar fondet e parashikuara të vitit 2014, me fondet faktike (buxhetin faktik) të vitit 2013, vërehet se:

•    Shpenzimet e personelit, janë rritur me 10.5 milion lekë, ose 11.8%
•    Shpenzimet e tjera operative, janë ulur me 6.9 milion lekë, ose 10.5%
•    Shpenzimet kapitale, janë ulur me 10 milion lekë, ose 66.7%
•    Ne total, fondet janë ulur me 6.4 milion lekë, ose 3.8% (169.6 milion lekë buxheti total)

Në kërkesën tonë për projekt-buxhetin e vitit 2014, dërguar me shkresën nr. 1921/1, dt. 17.10.2013, kemi kërkuar fondet përkatësisht:

•    Në shpenzimet për personelin, 95 milion lekë
•    Në shpenzimet e tjera operative, 105.5 milion lekë
•    Në shpenzimet kapitale, 5 milion lekë
•    Në total, janë kërkuar 203.5 milion lekë

Pra, duke krahasuar fondet e kërkuara, me fondet e parashikuara vërehet se në shpenzimet e tjera operative, kemi ulje prej 46.8 milion lekë, afërsisht sa gjysma e fondeve të kërkuara zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Kërkesa jonë u bazua në aktivitetet e shumta të parashikuara të Presidentit të Republikës gjatë vitit 2014, për përmbushjen e funksioneve kushtetuese të Presidentit, vizitat e Presidentëve të Rajonit në Shqipëri, vizitat jashtë vendit të Presidentit, organizimet e veprimtarive protokollare brenda vendit, etj.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme që do të kryhen gjatë vitit 2014, por edhe me një kosto të konsiderueshme për vetë natyrën specifike të tyre, veçojmë:

•    4 vizita të parashikuara të Presidentëve të rajonit dhe vendeve mike në Shqipëri
•    2 vizita të Presidentit të Republikës në SHBA
•    Dhe vizita zyrtare të Presidentit të Republikës në vende të tjera si dhe aktivitete normale protokollare që ndodhin çdo vit.

Duke analizuar historikun e akordimeve të fondeve buxhetore në vite (buxheti faktik), për zërin shpenzime operative, për Institucionin e Presidentit, rezulton:

Në vitin 2011:
•    Shpenzime të tjera operative, 63.4 milion lekë (shpenzimet operative janë ulur me 4.7 milion lekë, ose 8%)

Në vitin 2012:
•    Shpenzime të tjera operative, 75.4 milion lekë (shpenzimet operative janë ulur me 16.7 milion lekë, ose 28%)

Bazuar nga sa më sipër, kërkojmë vëmendjen tuaj që kërkesat e përcjella nga Institucioni i Presidentit të Republikës për buxhetin e vitit 2014 të gjejnë reflektimin e duhur në miratimin e pritshëm që Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë në seancë plenare".

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno

Kryeministyri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të avionit "Lasgushi" i cili prej ditësh transporton pajisje mbrojtëse mjekësor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi pas mbledhjes online të Konferencës së Kryetarëve, se 9 aktet

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje-daljeve për të bërë pazar.