Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ligji i Buxhetit u kthye në Kuvend pasi u dëgjuar propozimet e LSI.

Blushi shkruan në Facebook se, reagimi i Presientit për të kthyer Buxhetin erdhi pasi kanë dëgjuar kreun e Grupit Parlamentarët të PS, në Kuvend.

POSTIMI I PLOTË

Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla:

Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?

Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje. 

28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit.