Presidenti Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” Agim Duron

16/01/2021 - 11:47

Kreu i Shtetit Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e muzikës së lehtë dhe klasike dhe pedagogun e spikatur të kantos, Agim Duro.

Në fjalën, Presidenti Meta u shpreh: “Të nderuar pjesëmarrës, jam i lumtur që jemi sot së bashku, për të nderuar një nga solistët më të njohur dhe më të shquar të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit dhe pedagogun e mirënjohur të kantos, zotin Agim Duro.

Baritoni lirik Agim Duro ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe kontribut të madh, jo vetëm në fushën e artit, në gjininë operistike, por edhe në atë pedagogjike e shkencore.

Me një ngjyrim zëri cilësor, Agim Duro u evidentua në jetën artistike shqiptare, që në vitet e shkollimit pranë Institutit të Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve.

Ai ishte një nga solistët e grupit muzikor, aq të njohur në atë kohë, ‘Na bashkoi kënga popullore’, grup që solli një frymë të re në muzikën e përpunuar shqiptare dhe që dha mbi 1500 koncerte të muzikës popullore shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pas diplomimit, Agim Duro u përfshi edhe në role të ndryshme në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku vazhdoi rrugëtimin e tij artistik, me një eksperiencë të gjatë pune si solist i parë në të.

Agim Duro ka qenë i përkushtuar,  në përgatitjen muzikore e skenike, duke u bërë një ndër artistët më të njohur e më të dashur të Teatrit të Operas e Baletit.

Gjatë karrierës së tij të shquar artistike, Agim Duro ka realizuar një galeri të pasur rolesh dhe është përfaqësuar denjësisht si solist, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me orkestra prestigjioze vendase dhe ndërkombëtare.

Prof. Agim Duro ka një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën pedagogjike, së pari në Liceu Artistik ‘Jordan Misja’ e më pas, pranë katedrës së kantos në Universitetin e Arteve, deri në përfundimin e këtij misioni pedagogjik, në Tetor të vitit 2020, me daljen e tij në pension.

Gjatë gjithë karrierës edhe si pedagog, zoti Duro ka kontribuar në formimin e brezave të rinj të këngëtarëve lirikë, por edhe në hartimin e politikave kulturore, duke qenë dhe një ndër hartuesit  e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Kulturor Muzikor në vendin tonë.

Edhe pse tashmë në pension, zoti Duro vazhdon të mbetet i interesuar dhe i angazhuar për të gjitha zhvillimet në fushën e artit në Shqipëri dhe vazhdon të kontribuojë në mbështetjen dhe afrimin e artistëve të rinj të përgatitur, në skenat tona.

Për të gjithë kontributin e rëndësishëm në fushën operistike me interpretimet e tij të spikatura, por edhe në atë pedagogjike e shkencore, për zhvillimin e artit operistik shqiptar, kam kënaqësinë t’i akordoj zotit Agim Duro Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duke u ndalur te Reforma në Drejtësi, kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat u shpreh se Vettingu është vetëm h

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzm Basha, ka premtuar mbështetje për prodhimin vendase dhe subvencione për të gjithë ata që investojnë në

Kryeministri Edi Rama, duke folur me disa qytetarë në Berat foli edhe rreth mundësisë për të rritur pensionet.

Monika Kryemadhi, kyetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bën me dije se programi i LSI-së do të sjellë më shumë të ardhura në xhepa

Nga Berati, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetaret, kryeministri Edi Rama foli për sistemin në drejtësi.

Ish-kryetari i PD Durrës, Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale ka renditur disa nga investimet e dështuara sipas tij, të realizua

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie solemne, katër futbollistë të shquar të ekipit “Dinamo” dhe atij K

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, deklaroi se Shqipëria jo rastësisht ësht

Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit, ditën e sotme, ka zhvilluar takime me bizneset, teksa vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me a

Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i v