Presidenti Meta dekreton 4 ligje të qeverisë

05/08/2020 - 19:43

Sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Lajmi bëhet i ditur përmes njoftimit të Institucionit të Presidentit të Republikës

Bëhet fjalë për ligjet: 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

NJOFTIMI I PLOTE:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil.

Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuar në EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit), ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesave të pasagjerëve.

2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.

3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.

4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor.

Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi, në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar mesazheve të urimit pas çmimit që Bashkimi Europian i dha sot gazetares së

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, shkruan se qeveria aktuale nuk funksionon s

Pasi naftëtarët e Ballshit refuzuan kërkesën e kryeministrit Rama që të dalin nga greva për t'u ulur në dialog, ka ardhur reagimi i kreut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujd

Për Lulzim Bashën, buxheti për vitin 2021 është me i papërgjegjshmi në këto 30 vite.

Bashkia Durrës i përgjigjet deklaratave të sotme të kreut të PD-së për Durrësin Ferdinand Xhaferraj, në lidhje me akuzat për mungesë tran

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, e shoqëruar dhe nga kreu i njësisë administrative Serjan Mazrreku, ka zhvilluar një takim

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat nga selia e partisë së tij, komentoi konferencë

Kreu i Partisë Demokratike, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka akuzuar Bashkinë e Durrësit për mungesë transparence lidhur me vendimet e

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur delegacionin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar të Kosovës të kryesuar nga Time